Aksident tragjik në punë, shqiptari "varroset" për së gjalli në Greqi (FOTO)

27 September 2022, 20:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident tragjik në punë, shqiptari "varroset" për
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 50-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme duke punuar në Greqi.

Atij i ka rënë një masiv dheu duke e "varrosur" për së gjalli teksa ka qenë duke punuar në themelitë e një pallati që pritej të ndërtohej.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit të kësaj të marte në zonën e Sidarit në Korfuz.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, por pas kërkimeve, fatkeqësisht, shqiptari është nxjerrë pa shenja jete. Ende nuk dihet identiteti i viktimës.

Mediat greke raportojnë se Policia ka nisur hetimet ndaj kompanisë që po ndërtonte pallatin mbi kushtet e punës.



Video