Sarandë, zjarr në një magazinë elektroshtëpiakesh, plagoset rëndë roja

27 Shtator 2022, 23:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilustrim

Një zjarr i përmasave të mëdha ka djegur pothuajse plotësisht një kabinë në fshatin Çukë të Sarandës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte.

Nga informacionet paraprake mësohet se brenda kabinës ndodhej edhe një person. Sipas burimeve mësohet se ai ka pësuar djegie të gradës së tretë në gjithë trupin. Ka qenë djali i tij që ka ndihmuar të lënduarin e identifikuar si Ilirjan Xhani 57 vjeç. Ai e ka shoqëruar të plagosurin me ambulancë për në spital.

Sipas bluzave të bardha gjendja e 57-vjeçarit është e rëndë. Ai do të transportohet me ambulancë në spitalin e Traumës në Tiranë. Zjarrfikësja dhe policia në vendngjarje. Vijon puna për zbardhjen e rrethanave shkaqeve të rënies së zjarrit.

Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 22:15, në vendin e quajtur “Ish-ushqimorja”, Sarandë, në një magazinë elektroshtëpiakesh, ka rënë zjarr në kabinën e vendrojës, ku qëndronte shtetasi I. Xh., 59 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe do të transportohet në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se mund të ketë rënë aksidentalisht.

Video