VIDEO/ Kapet autobusi me mallra kontrabandë afër "Asllan Rusit" në Tiranë, vihen në pranga 4 persona

4 August 2022, 15:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Kapet autobusi me mallra kontrabandë afër "Asllan
Pamjet nga aksioni

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona, pasi akuzohen për transportim dhe tregtim të mallarave kontrabandë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Free road 2" janë vënë në pranga shtetasit:

- Y. F., 18 vjeç, banues në Kosovë, faturino dhe pronari i një linje transporti;
- Sh. S., 31 vjeç, banues në Kosovë, shofer i një linje transporti;
- B. K., 53 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar;
- E. S., 32 vjeç, banues në Elbasan, administrator i një subjekti tregtar.

"Shërbimet e Policisë, në afërsi të pallatit të sportit "Asllan Rusi", kanë lokalizuar dhe ndaluar autobusin me drejtues shtetasin Sh. S. dhe faturino shtetasin Y. F. Gjatë kontrollit në autobus u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra të dyshuara të futura kontrabandë në Shqipëri, pa pullë fiskale, të cilat do t’i merrnin shtetasit B. K. dhe E. S." thuhet në njoftimin e bluve të kryeqytetit.

Policia njofton se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Video