Përfundoi poshtë kamionit, pas më shumë se 2 orësh nxirret “Benzi” në Rrogozhinë

4 August 2022, 14:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Përfundoi poshtë kamionit, pas më shumë se 2 orësh

Makina me të cilën udhëtonte 32-vjeçari, Ndriçim Dervishi është nxjerrë nga poshtë kamionit, ku përfundoi mesditën e sotme pas më shumë se 2 orësh.

32-vjeçari humbi jetën në vendin e ngjarjes pasi përplasja ishte shumë e fortë dhe makina ishte kthyer në një grumbull hekurash.

U deshëm më shumë se dy orë që policia dhe forcat zjarrfikëse të nxirrnin makinën dhe të bënin të mundur identifikimin e trupit.

Aksidenti ndodhi rreth orës 12:00 në vendin e quajtur Bishti i Zhurit në Rrogozhinë.

“Benzi” përfundoi poshtë rrotave të kamionit, ndërsa nuk dihet shkaku i aksidentit. 


Video