Tragjedia në 'Bishtin e Zhurit', identifikohet një nga viktimat e aksidentit tragjik në Rrogozhinë (Emri)

4 August 2022, 13:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tragjedia në 'Bishtin e Zhurit', identifikohet një nga

Policia ka identifikuar njërin prej viktimave të aksidentit të rëndë sot në vendin e quajtur “Bishti Zhurit” në Rrogozhinë, bëhet fjalë për një 32-vjeçarin nga Shijaku, Ndriçim Dervishi.

Forcat zjarrfikëse dhe policia janë duke punuar ende për të parë se sa persona kanë qenë në makinë pasi përplasja ka qenë tepër e fortë dhe automjeti ka pësuar dëmtime të shumta duke u kthyer në një grumbull hekurishtesh përballë kamionit.

Njoftimi i policisë: 

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 04.08.2022, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, një mjet kamion me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një mjet tip “Benz” me drejtues ende të paidentifikuar.

Si pasojë e aksidentit, dyshohet se mund të kenë humbur jetën dy persona. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksiden.


Video