Aksidenti tragjik me 2 viktima/ 'Benz-i' u tërhoq zvarrë, pritet sharrimi i mjetit për nxjerrjen e trupave (Video)

4 August 2022, 12:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksidenti tragjik me 2 viktima/ 'Benz-i' u tërhoq zvarrë,
Bishti i Zhurit

Këto janë pamjet e aksidentit të rëndë që u ka marrë jetën dy personave në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”.

Nga videot e siguruara nga VoxNews, mjeti ku udhëtonin viktimat është i shkatërruar plotësisht nën rrotat e kamionit.

Ndërkohë trupat e viktimave ndodhen ende në makinë, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.


Njoftimi i policisë: 

Më datë 04.08.2022, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, një mjet kamion me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një mjet tip “Benz” me drejtues ende të paidentifikuar.

Si pasojë e aksidentit, dyshohet se mund të kenë humbur jetën dy persona. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Video