Aksidenti i rëndë në Rrogozhinë, policia sqaron ngjarjen: Ka humbur jetën shoferi 27-vjeçar i Benzit

4 August 2022, 13:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksidenti i rëndë në Rrogozhinë, policia sqaron ngjarjen: Ka

Policia e Tiranës ka reaguar sërish në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Rrogozhinë-Elbasan, ku një mjet tip kamion tërhoqi zvarrë për 20-30 metra automjetin tip “Benz”.

Më herët u tha se numri i viktimave në aksident ishte 4, ndërkohë uniformat blu bëjnë me dije se ka humbur jetën vetëm drejtuesi i mjetit shtetasi me ininciale F.M, 27 vjeç.

Njoftimi i policisë

DVP Tiranë/Informacion shtesë sqarues

Në lidhje me aksidentin e ndodhur ditën e sotme, në vendin e quajtur "Bishti i Zhurit", ku mjeti kamion me drejtues shtetasin I. C. u përplas me mjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin F. M., 27 vjeç, ju informojmë se si pasojë e aksidentit drejtuesi i mjetit tip "Benz" ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 


Video