Shpërthim i fuqishëm në një banesë në Tiranë, dyshohet për tritol

6 Nëntor 2024, 20:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në oborrin e një shtëpie private në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.

Policia thotë se nga shpërthimi janë thyer xhamat e një tjetër banese që ndodhej pranë, ndërsa nuk ka persona të lënduar.

Paraprakisht dyshohet për hedhjen e një lënde eksplozivi, megjithatë hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Më datë 06.11.2024, rreth orës 19:50, në rrugën "Robert Naci", në oborrin e një banese në ndërtim në pronësi të shtetasit A. B. është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë janë thyer xhamat e katit të 3-të të një banese tjetër private.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Tiranës.

Video