Futet në regjimin "41-BIS" ish-komandoja i dënuar për grabitjen e armatosur të 3.2 milionë eurove

6 Nëntor 2024, 17:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Neim Avdulaj

Ish-komandoja Neim Avdulaj, i dënuar për grabitje me armë, është futur në regjimin 41 biss, për një vit.

Avdylaj u fut sot në regjimin e ashpër pas kërkesës së Drejtorisë së Burgjeve, të aprovuar edhe nga SPAK. Gjithashtu kjo kërkesë ishte firmosur nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Avdulaj u arrestua dhe u hetua nga Krimet e Rënda për grabitjen e armatosur të blindave që po transportonin 3.2 milionë dollarëve në aksin Qafë-Kashar.

Ai tregoi para grupit hetimor se si u organizua plani për grabitjen e parave, duke thënë se ka qenë personi që ka dalë garant se do gjente persona të tjerë, të aftë për të kryer grabitjen.

Video