“Bashkëjetuese e Alibeajt”, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Berishës për përjashtimin e gjyqtares Xhaferllari

6 Nëntor 2024, 16:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish-kryeministri Sali Berisha

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Marsida Xhaferllari nga shqyrtimi për masën e sigurisë ndaj tij “detyrim paraqitje”.

Berisha pretendoi se Xhaferllari ishte bashkëjetuese e deputetit Enkeljed Alibeaj dhe shqyrtimi i çështjes nga ajo sipas tij përbënte konflikt interesi.

Vendimi për rrëzimin e kërkesës së Berishës është marrë me shumicë votash. Kërkesa u rrëzua pasi sipas trupës së 7 gjykatësve ishte e pabazuar në prova.

Shqyrtimi i kërkesës së Berishës për shpalljen e masës “arrest në shtëpi” si antikushtetuese do të bëhet më 19 nëntor.

Kujtojmë se GJKKO vendosi masën detyrim paraqitje për ish-kryeministrin e akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, masë që u kthye në “arrest shtëpie” pasi nuk u respektua prej tij.

Video