Një vajzë ka mbetur e plagosur pas një konflikti të ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës.
Sipas policisë, një person e ka goditur me thikë atë në një lagje periferike të qytetit, në vendin e quajtur "Trekëndëshi".
Mësohet se vajza ka qenë ish partnerja e autorit dhe shkak i konfliktit ka qenë ndarja mes tyre.
Vajza raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën pasi ka marrë dëmtime në mjekër.
Policia ka arrestuar autorin e kësaj ngjarje dhe e ka shoqëruar në komisariatin e Korçës ku po merret në pyetje.
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, në lagjen nr. 4, shtetasi I. Ç., 41 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës thikë shtetasen M. Ç., e cila u dërgua për mjekim, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar, shtetasi I. Ç.(i arrestuar dhe më parë për përndjekje të kësaj shtetaseje), është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit