Akuzon mediat për lajme të rreme, por Rama shpërndan vetë një foto të rreme

5 Nëntor 2024, 22:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Akuzon mediat për lajme të rreme, por Rama shpërndan vetë një foto të rreme

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot një foto të rreme duke rënë pre e mashtrimit.

Edhe pse shpesh akuzon mediat për lajme të rreme, një gjë të tillë e ka bërë edhe vetë.

Rama shpërndau në orët e pasdites foton një arushe me të vegjlit e saj, duke shkruar se ndodhej në bjeshkët e Tropojës. Por pas një kërkimi të thjeshtë, rezultoi se fotoja është shkrepur në Poloni.

Më pas kryeministri Rama e fshiu foton nga rrjetet sociale.

Por ky nuk është rasti i parë që Edi Rama ka shpërndarë lajme të rreme nga faqja e tij personale në rrjetet sociale.

Video