Kamioni bllokon rrugën, paralizohet trafiku në Llogara pas mbylljes së tunelit

5 November 2024, 17:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kamioni bllokon rrugën, paralizohet trafiku në Llogara pas mbylljes
Trafiku në Llogara

Një kamion ka bllokuar rrugën në zonën te Sorkadhja në Llogora dhe për pasojë automjetet kanë më shumë se 20 minuta që qëndrojnë në radhë.

Aktualisht, pritet policia për hapjen e këtij aksi rrugor. Trafiku i rënduar në aksin rrugor të Llogorasë vjen pas mbylljes së tunelit, për shkak se aty do të vijojnë punimet.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi mbylljen e Tunelit të Llogorasë, me qëllim mbylljen e të gjitha punimeve të cilat mbetën pezull, për shkak të sezonit veror.


Video