Bashkëshortja e efektivit Erjon Goxharës tenton vetëvrasjen, dërgohet me urgjencë në spital

5 Nëntor 2024, 22:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Erjon Goxhara dhe Lorenc Kosta

Bashkëshortja e efektivit Erjon Goxhara tenton vetëvrasjen duke konsumuar fostoksinë.

Bashkëshortja e efektivit është dërguar me urgjencë në spital pasi ka konsumuar fostoksinë.

Efektivi Erjon Goxhara ndodhet në burg pasi plagosi me armë zjarri kolegun e bashkëshortes, Lorenc Kostën në rrugë te “Komuna e Parisit” më datë 19 gusht.

Shkak për plagosjen është bërë lidhja jashtëmartesore e gruas së efektivit me Kostën.

 Efektivi dyshohet se planifikoi sulmin duke ndjekur, Kostën dhe më pas duke e qëlluar me gjashtë plumba.

Erjon Goxhara teksa qëlloi Lorenc Kostën e filmoi me telefon dhe i shprehej se kështu e pësojnë të gjithë ata që u hyjnë njerëzve në hak.

 

Video