Abuzoi me fondet dhe punësoi familjarët e tij, mbyllen hetimet për ish-Presidentin e Urdhrit të Stomatologut

6 Nëntor 2024, 12:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nikoll Deda

Ish-presidenti i "Urdhri i Stomatologut", Nikoll Deda akuzohet zyrtarisht për "shpërdorim detyre".

Prokuroria e Tiranës njoftoi sot mbylljen e hetimeve dhe ngritjen e akuzës për Dedën.

Në njoftimin zyrtar, Prokuroria bën me dije se Deda lejoi punësimin pa kriter të familjarëve të tij, duke manipuluar vendimmarrjen e Këshillit Kombëtar nga viti 2016.

Po ashtu, kishte përqendruar në duart e tij funksionet e këshillave rajonale, teksa gjithashtu administronte edhe buxhetin për Urdhrin në nivel qarku. Edhe pse ishte pezulluar nga detyra për shkak të denoncimeve të shumta, Deda sërish kishte marrë vendim për të blerë një godinë në vlerë 700.000 euro me sipërfaqe 350m2.

Po ashtu kishte marrë edhe një kredie prej 250.000 eurosh me qëllim ‘blerje ambientesh’. Të gjitha këto veprime, sipas Prokurorisë, kishin krijuar një klimë ‘posedimi privat’ duke përqëndruar në dorën e Dedës dhe familjarëve të tij të gjithë pushtetin dhe fondet e "Urdhrit të Stomatologut".

 

Video