E rëndë në Maliq / Shpallet në kërkim 44-vjeçari, prej 4 vitesh abuzonte me vajzën e mitur të mikut të tij!

6 Nëntor 2024, 19:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një rast i rëndë abuzimi ka ndodhur në fshatin Sheqeras të Maliqit, ku një 44-vjeçar prej 4 vitesh abuzonte me një 12 vjeçare, e cila sot është në moshën 16 vjeç. Sipas informacioneve, autori është shpallur në kërkim nga policia.

Ka qenë e mitura që ka denoncuar në prani të prindërve abuzimin që bënte autori, i cili ishte mik i babait të saj dhe kishin hyrje dalje familjare.

Prej katër vitesh ai abuzonte dhe i bënte presion të miturës për të mos treguar. Marrëdhëniet e njëpasnjëshme kanë ndodhur në një magazinë në pronësi të autorit, ku dyshohet të ketë dhe kamera sigurie prej ku do merren filmime nga serveri.

Video