"Shkaktoi shpërthimin në fabrikën e fishekzjarreve", vd*kja e 18-vjeçarit SHQIPTAR dhe binjakeve, arrestohet 38-vjeçari në Itali!

28 Nëntor 2024, 15:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Samuel Tafçiu dhe binjaket Esposito, viktima të shpërthimit më 18 Nëntor

Autoritetet italiane ekzekutuan urdhër-arrestin e datës 25 nëntor 2024 ndaj të dyshuarit Punzo Pasquale, 38-vjeç i cili akuzohet për kryerjen e krimit të vrasjes së trefishtë me dashje dhe paramendim, posedim dhe prodhim të lëndës plasëse dhe piroteknike, si dhe drejtimin e një grupi kriminal, të cilat i ka mohuar.

Bëhet fjalë për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 18 nëntor 2024, në Via Patacca 94, në Ercolano, ku shpërthimi në një fabrikë fishekzjarrësh dhe lëndësh plasëse, rrafshoi edhe një shtëpi me tokën, duke shkaktuar vdekjen e dy binjakeve 26-vjeçare nga Marigliano dhe një djali të ri 18-vjeçar, me kombësi shqiptare, Samuel Tafçiu, që punonte në kantierin në fjalë.

Sipas mediave italiane, hetimet e kryera menjëherë nga Karabinierët, nëpërmjet një veprimtarie të detajuar dhe intensive hetimore kanë bërë të mundur marrjen e indikacioneve të rënda të fajit ndaj të dyshuarit të vendosur në bazë të dekretit të arrestit.

Gjithashtu mësohet se në poliklinikën e dytë të Napolit po kryhen autopsitë e trupave të tre viktimave: binjakeve Sara dhe Aurora Esposito, 26-vjeçe dhe 18-vjeçarit Samuel Tafçiu, i vrarë nga shpërthimi i dhunshëm, që shkatërroi shtëpinë ku ishte ngritur edhe fabrika ilegale e materialeve piroteknike jokonvencionale.  

Punzo gjatë seancës së vlefshmërisë ka shfrytëzuar të drejtën për të mos u përgjigjur, por ka deklaruar shkurtimisht te gjyqtari se “nuk ka lidhje me gjithë këtë”.

Video