Rama me Kurtin shtrëngojnë duart me NIPIN e Ismail Qemalit!

28 Nëntor 2024, 11:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Albin Kurti/ Nedin Vlora/ Edi Rama

Nipi i Ismail Qemalit, Nedin Vlora ishte sot në Vlorë tek sheshi i Flamurit teksa u mbajt Ceremonia e ngritjes Flamurit.

Me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë, Nedin Vlora u takua dhe me kryeministrat Rama dhe Kurti, teksa me këtë të fundit shkëmbeu dhe një bisedë të shkurtër.

Personalitetet më  të larta politike të Shqipërisë dhe Kosovës u bënë bashkë në këtë ditë të veçantë për shqiptarët kudo ku jetojnë. Përveç presidentit Bajram Begaj, kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit, krah Ramës ishte dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Pas homazheve të zhvilluara në nderim të përpjekjeve dhe sakrificave të patriotëve shqiptarë për pavarësi Rama dhe Kurti, të shoqëruar dhe nga kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha takuan disa qytetarë.



Video