Një 60-vjeçare rrëfeu se është mashtruar dhe gënjyer nga një kolege pune në një biznes privat në kryeqytet.
60-vjeçarja rrëfeu se djali i saj kishte marrë eksplus dhe mikesha e saj i premtoi kënddrejtë një shume parash që ta njihte me një avokate, e cila do t’i jepte zgjidhjen e duhur.
Pikërisht këtu nisi zanafilla se përveç parave shoqja e saj i mori asaj edhe bizhuteri me vlerë të madhe duke u shtirur si një person shume i varfër.
Vajza e 60-vjeçares ka qene e pranishme në disa takime me mikeshën e nenës dhe ka zgjedhur sot te flasë në emision për detajet e ngjarjes.
“E takuam të dyja në Tiranë. Zonja nisi të mashtronte dhe i thashë që nëse të hënën nuk më jep letrën në dorë, sepse më tha e pashë me sytë e mi qe letra u mor nga avokati. I thash të hënën do flasësh me mua nuk ke më punë me mamin. Kaluan ditë dhe po e shtynte. Këmbëngula për kontratë materiale që të njiheshin ato që mami kishte dhënë.
400 euro mami ia ka dhënë për të rregulluar çatinë e shtëpisë, 60 euro për heqjen ekspulsit, 70 euro për zhbllokimin e telefonit të djalit ku ndodheshin dokumentet, i ka dhënë edhe një herë tjetër 70 euro dhe një 50 mijë lekësh.
Këto i ka pranuar vetë zonja në sytë tonë. Na ka kthyer 600 euro. Tani, na detyrohej 1.2 mln lekë. Ka kthyer 600 mijë lekë duhet të japë edhe 600 të tjera”, tha ajo.