Hetimi i vrasjes së Klaudio Prendit i kalon SPAK-ut! Dyshohet se autorët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal

28 Nëntor 2024, 12:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Klaudio Prendi

SPAK do të marrë në dorë dosjen e ekzekutimit të 27-vjeçarit, që u vra në një atentat në kryqëzimin e zonës së xhamllikut në Tiranë në orët e para të 19 Nëntorit.

Dyshohet se autorët e vrasjes së Prendit janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Klaudio Prendi u ekzekutua me silenciator sapo hyri në makinën e tij pasi doli nga një lokal.

Automjeti i autorëve ju afrua paralel makinës së viktimës dhe prej andej u qëllua disa herë me armë.

Pasi kryen ekzekutimin, autorët u larguan në drejtim të zonës së Xhamllikut, për të dalë më pas në Unazën e Madhe e më tej në Farkë, aty ku dogjën makinën së bashku me armën tip pistoletë me silenciator.

 

Video