Me 30 KILOGRAM DR*GË me vete, arrestohen në kufirin grek 25-vjeçarja SHQIPTARE dhe pasagjerja!

28 Nëntor 2024, 11:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Policia greke në Kozani

Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipëria në Greqi.

Operacioni është zhvilluar nga policia greke në Kozani.

Pas ndjekjes së një mjeti qe vinte nga kufiri greko-shqiptar, policia ka sekuestruar brenda tij 2 çanta që përmbanin 5 pako me 30 kg 50 gram marijuanë.

Në prangat e policisë greke ranë drejtuesja e mjetit 25 vjeçe dhe pasagjerja 54 vjeçe, të dyja shqiptare.

Atyre i’u sekuestruan edhe 4 celularë, 110 euro dhe 1200 lekë shqiptare.


Video