PROFILI/ Kush është Klodian Braho, kreu i ri i SPAK!
11 Dhjetor, 15:33Fokus
Urim për Pavarësinë e Shqipërisë ka ardhur edhe nga sekretari i Shtetit të SHBA-së Anthony Blinken. Sekretari amerikan në emër të SHBA-së i shpreh popullit shqiptar urimet më të mira.
Më tej shton se marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve janë ndërtuar mbi vlera të përbashkëta për paqe dhe siguri.
"Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet tona më të mira popullit të Shqipërisë teksa ju festoni 112-vjetorin e Pavarësisë. Marrëdhënia e ngushtë midis kombeve tona është e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta demokratike dhe një dëshirë reciproke për paqe dhe siguri", tha Sekretari i Shtetit i ShBA Antony Blinken.