Mbahet në Vlorë ceremonia e ngritjes së Flamurit, Rama përkrah Kurtit

28 Nëntor 2024, 10:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shqiptarët festojnë sot Ditën e Flamurit. Kujtojnë dhe nderojnë 28 Nëntorin 1912, ditën kur Ismail Qemali ngriti flamurin dhe Shqipëria shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ndodhet në Vlorë në ceremoninë zyrtare të ngritjes së flamurit, së bashku me kryeministrin Edi Rama, presidentin  Bajram Begaj e kryetaren e Parlamentit Elisa Spiropali.

Ndërsa në Tiranë për të dytin vit do të organizohet parada e shqiptarëve një aktivitet që promovon veshjet e tipare tradicionale nga të gjitha trevat shqiptare dhe ku priten të jenë mbi 10 000 të pranishëm Tashm flamujt kombëtar kanë zbukuruar Bulevardin “Dëshmorët e Kombëtar”.Kuqezi janë veshur edhe institucionet kryesore në vend por dhe mbarë vendin. 

Parada do të nisë në orën 11:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe do të përfundojë rreth orës 14:00 në sheshin “Skënderbej”. Ndërsa aktivitete kulturore e përkujtimore do të ketë edhe në qytete të tjera të vendit.

Sot përcillen dhe mesazhet e urimit nga krerët e shtetit dhe drejtuesit e politikës. Kryeministri Edi Rama zgjodhi të përcjellë urimin për shqiptarët përmes një video të këngës  “Për ty atdhe”, të kënduar nga tenori i njohur nga Kosova, Ramë Lahaj shoqëruar me koreografinë e disa fëmijëve valltarë.


Video