Policia përdori për herë të parë IMSI Catcher, Klodiana Lala tregon si u arrestua i penduari Artan Tafani

28 September 2023, 22:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Policia përdori për herë të parë IMSI Catcher, Klodiana
Laert Haxhiu dhe Artan Tafani

Gazetarja Klodiana Lala thotë se policia përdori për herë të parë pajisjen IMSI Catcher për të arrestuar Artan Tafani, i cili tashmë është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe zbuloi grupin e vrasësve të Laert Haxhiut.

Lala tha se Artan Tafani u arrestua të shtunën në një hotel në zonën e Lushnjes.

“Për herë të parë policia shqiptare përdori IMSI Catcher për ta identifikuar dhe e identifikoi në një hotel në zonën e Lushnjes. Nga ky moment u shoqërua dhe u vu përpara faktit që ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e Alban Semakut që dikur ka qenë pjesë e bandës së Aldo Bares”.

Sipas Klodiana Lalës, Artan Tafani pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë dhe ka rrëfyer rreth 20 vrasje, nga të cilat 6 janë zbardhur dhe janë me autorësi. Ndërsa të tjera janë në fazë verifikimi.

“Fillimisht i kundërshtoi, por kur prokurorët i vunë një pamje filmike ku e kishte marrë viktimën në shtëpinë e vetë, pra e kishte pritur përjashta dhe e kishte shoqëruar në drejtim të Peqinit ku i gjet i vrarë, pranoi të bashkëpunonte dhe në fakt ka rrëfyer jo vetëm 6 vrasje që mendohet se janë zbardhur. Ka rrëfyer shumë, 6 janë me autorësi dhe disa atentate te tjera. Po ka rrëfyer të paktën te rreth 20 vrasje për të cilat është duke u punuar. Ka dijeni për disa prej tyre”, tha Lala në emisionin ‘Opinion’.

Laert Haxhiu konsiderohet kreu i grupit të vrasësve dhe policia arrestoi sot 12 persona, ndërsa 4 të tjerë janë në kërkim.

 


Video