A është gjallë apo ka vdekur? Ja çfarë thotë kreu i SPAK, Dumani për Ervis Martinajn

28 Shtator 2023, 18:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ervis Martinaj / Foto: Inside Story

Gjatë takimit informal me gazetarët, kreu i SPAK, Altin Dumani është pyetur për disa nga operacionet në fushën e drogës dhe ngjarjet e tjera kriminale, të cilave u ka dhënë përgjigje.

Një nga ngjarjet e bujshme është zhdukja pa gjurmë e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj. Dumani nuk ka dhënë shumë detaje për fazat e hetimit, por ai u shpreh se për aq kohë sa konsiderohet i gjallë, po vijojnë hetimet.

“Nuk kemi prova se ai ka vdekur. Për aq kohë sa e konsiderojmë të gjallë, po hetohet”, tha Dumani.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të vitit të kaluar. Gjatë kësaj periudhe policia ka kryer disa kontrolle në kërkim të tij në qytete të ndryshme, operacione të cilat janë mbajtur sekrete.

Një shpresë e madhe për zbardhjen e fatit të Martinajt është hapja e mesazheve të koduara në aplikacionin SKY, të cilat SPAK i ka tashmë në dorë. Pak kohë më parë, një familjar i Martinajt dorëzoi në SPAK kodin unik që ai përdorte për të komunikuar me këtë aplikacion.

Video