Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që u shënua mbrëmjen e djeshme në Krujë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi Artan Goga.
Sherri mes autorit, Perlat Merlika, dhe të plagosurit, Artan Goga, nisi në ambientet e një lokali dhe shkak ka qenë një lojë tavëll.
Personat në fjalë kanë debatuar për lojën, teksa në një moment Artan Goga është larguar.
Kur Goga po largohej Perlat Merlika ka nxjerrë armën dhe ka gjuajtur në drejtim të mikut të tij. Plumbi fatmirëisht thjesht i ka gërvishur shpatullën.
“Më datë 28.02.2024, në rrugën “Asim Zeneli”, shtetasi V. M., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G., 57 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia në lidhje me ngjarjen.
Policia sakaq vijon punën për të bërë të mundur arrestimin e autorit.