Pretenca për Laert Haxhiun, gjykata rrëzon kërkesën e avokatëve për pamjet filmike

29 Shkurt 2024, 12:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Laert Haxhiu

SPAK do të japë pretencën për Laert Haxhiun më 18 mars ora 14:30, lidhur me masakrën e Lushnjës, në shtator të vitit 2017.

Në seancën e kësaj të enjte gjykata rrëzoi kërkesën e avokatëve mbrojtës sa i përket pamjeve filmike. Sipas avokatëve duhet një akt-ekspertimi për të analizuar edhe një herë pamjet e kamerave të sigurisë. Avokatët e Haxhiut i kërkuan sërish gjykatës që t’iu jepet mundësia që të gjendet adresa e dëshmitarëve.

Në të tilla kushte, gjykata e refuzoi edhe këtë kërkesë të avokatëve. Haxhiu akuzohet për atentatin ndaj nipit të Aldo Bares me pasojë humbjen e jetës së dy miqve të tij.

Ai gjithashtu akuzohet për 4 vrasje, pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë Artan Tafani, një dosje tjetër hetimore.

Video