Plagoset me thikë 16-vjeçari në Shkodër

18 Shtator 2023, 16:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në Shkodër, gjatë konfliktit me një bashkëmoshatar.

Policia thotë se është vënë në kërkim të 16-vjeçarit tjetër që plagosi bashkëmoshatarin, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

“Mesditën e sotme në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Shkodër, në rrugë, gjatë një konflikti të çastit ndërmjet dy 16-vjeçarëve, shtetasi Xh. P. ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin K. L., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë intensivisht krehjen e zonës, me qëllim kapjen e shtetasit Xh. P.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, bën me dije policia e Shkodrës.

Video