
Asambleja e kryetarëve të Dhomës së Avokatëve të Greqisë ka organizuar sot një konferencë të posaçme për çështjen “Beleri”.
Avokatët grekë deklaruan se po shkelet konventa e të drejtave të njeriut dhe se masa është arbitrare. Sipas tyre, masa synon të pengojë ushtrimin e mandatit.
“Ai nuk ka rrezik që të arratiset, por edhe nëse ekziston mund të parandalohet. I dyti nuk ka rrezik për falsifikimin e provave, pasi hetimi ka përfunduar. Ka vetëm 1 dëshmitar që flet kundër tij. Nuk ekziston rreziku që ai të kryejë një vepër tjetër penale.
Proporcionaliteti i kësaj çështje është elementi i 4-të.
Prokurori nuk iu përgjigj këtyre argumenteve, përveç se vuri re se ishte gjykuar në muajin gusht nga Gjykata e Shkallës së Parë, ajo e Apelit dhe ajo e Lartë. Jam i habitur nga një vendim i motivuar që mjaftohet me vendimin e mëparshëm”, thanë avokatët.
Ata kërkuan më tej që Beleri të transportohet në Himarë për të bërë betimin si kryetar bashkie.
“Në këtë rast kur kemi një paraburgim, ai shmanget nga detyrimi për të ushtruar detyrën e tij dhe të shprehë shqetësimet e atyre që e kanë votuar. Masa e paraburgimit është në shkelje të të drejtave të njeriut. Bie ndesh me efektivitetin e procedurës zgjedhore. Unë nuk futem tek pjesa nëse ka faj apo jo. Këtë e zgjidhin gjykatat e Shqipërisë.
Dënimi prej 4 muajsh, për ne është një masë jo proporcionale. Kam dëgjuar kryeministrin Edi Rama të flasë për pavarësinë e Gjyqësorit, por nuk po e shikoj që të ketë një raport pavarësie në këtë gjë. Në gjykimin e datës 26 qershor 2023, SPAK, nuk e ka juridiksionin për miratimin e lejes së kërkuar nga personi në hetim.
I referohem drejtorit të ekzekutimit të autoriteteve penale dhe të drejtorisë së burgjeve. Kështu mundet administrata të lehtësojë transportin e Belerit në Himarë në mënyrë që ai të bëjë betimin në detyrë, se po ushtron detyrën një person që nuk e ushtron dot profesionin, nuk është zgjedhur”, u shpreh një tjetër avokat grek.