“Shkoja shpesh, por nuk më tregonin”, flet nipi i 82-vjeçarit që vrau gruan në Përmet: E kishte dhunuar më parë!

18 Shtator 2023, 13:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një ngjarje e rëndë ndodhi në fundjavë në Përmet, ku 82-vjeçari Leonidha Peçi vrau me sende të forta (shkop druri) gruan e tij 80-vjeçare Afrovitin.

Në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti në News24 kanë ardhur sot disa dëshmi për ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik, për më tepër në Përmet, një nga zonat në vend me kriminalitetin më të ulët.

Nipi i çiftit Peçi, djali i vajzës që kishte ndërruar jetë pak vite më parë ka treguar për gazetaren Anila Ahmataj se shkonte shpesh te gjyshërit, por nuk kishin probleme. Ai tha se tezet e tij i kishin kërkuar të dyve të shkonin në Greqi të jetonin me to, por nuk kishin pranuar.

Ai pohoi se disa vite më parë gjyshja e kishte denoncuar gjyshin për dhunë.

Ka pasur denoncim nga e ndjera para disa vitesh, kanë humbur dy fëmijët. Nuk e di nëse kanë pasur probleme të shëndetit mendor. E kemi kuptuar që gjyshi nuk ishte mirë, i bëmë të tëra. Nuk pinte. Daja ka shumë vite që ka ndërruar jetë, ndërsa nëna ime 4 vjet.

Unë vija shumë shpesh, i pyesja si jeni, më thoshin mirë, nuk më tregonin. Marrëdhënia e nënës sime me gjyshërit ishte shumë e afërt, nga ana ekonomike ishin mirë, nuk kishin probleme.

Tezet e mia iu kishin kërkuar që të shkonin në Greqi për të jetuar me to dhe pranë tyre, por nuk kishin pranuar. Ne nuk e prisnim këtë që ndodhi”, tha nipi i të moshuarve.

Video