
Gjykata ka vendosur masë "Arrest me burg" për të arrestuarit në kuadër të operacionit "Tempulli" në Elbasan.
Emrat e të arrestuarve në Elbasan:
1. Stiven Faqolli
2. Gildi Ballolli
3. Mikel Poçi
4. Saimir Rexhepi (Ujku i Cërrikut)
5. Francesko Braho
6. Endrit Kovaçi
7. Ervis Duzha
8. Saimir Hysa, polici
9. Rapi Malaj
Megaoperacioni “Tempulli” është kryer pas një hetimi 7 mujor intensive nga Policia e Shtetit me qëllim parandalimin e shitjes së drograve pranë komuniteteve shkollore që vendosin në rrezikshmëri fëmijët dhe adoleshentët.
Operacioni përfshiu disa qytete të Shqipërisë të cilët janë ndërlidhur në përfshirjen e shit-blerjeve të lëndëve narkotike.
Si rezultat i operacionit u goditën 23 grupe kriminale dhe u vunë në pranga mbi 200 persona. Priten ende arrestime të tjera në vijim.