Punime në nënstacion: Dy ditë ndërprerje energjie në Shkodër, ja zonat

18 Shtator 2023, 15:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Disa lagje të Shkodrës do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike gjatë dy ditëve në vijim për shkak të punimeve në Nënstacionet Shkodra 1 dhe 2.

OSHEE thotë se ndërprerjet do të prekin pjesërisht qytetin në datën 19 dhe 20 në disa lagje dhe fshatra.

Njoftimi:

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datat 19-20 shtator do të kryhen punime në NST Shkodra 1 dhe NST Shkodra 2. Pa energji do të mbeten këto zona në Shkodër:

19 shtator/12:00-16:00

Pjesërisht: qyteti Shkodër, Bardhaj, Bleran, Mes, Drisht, Domen, Prekal, Kir, Rus, Grudë, Guci, Hot i Ri

20 shtator/09:00-12:00

Pjesërisht: Lagjet: “Ajasëm”,  “Draçin”, “Tepe”, “Mark Lula”,

Iliria, Bahçallëk, Shirokë, Zogaj, Livadhë

12:00-15:00

Pjesërisht: Ish-komunat Oblikë, Bërdicë, Dajç, Velipojë dhe plazhi Velipojë, Boks i Ri, Gaduç, Mali Kolaj, Reç i Ri, Reç i Vjetër, Gomsiqe, Ças, Luarzë, Mbi Sukë, Zues, Murriqan

Video