Policia e Tiranës në bashkëpunim me forcat "Shqiponja" kanë arrestuar një 26-vjeçar, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.
Në pranga është vënë shtetasi Erald Doku. Ai është kapur në Kashar me mjetin e tij të blinduar, duke lëvizur me një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.
Bashkë me të, ka qenë pasagjer në makinë dhe shtetasi S. R., 59 vjeç. Gjatë kontrollit që uniformat blu ushtruar në banesën e këtij të fundit, kanë gjetur bizhuteri të ndryshme floriri, për të cilat ky shtetas nuk dispononte dokumentacionin përkatës, si dhe një shumë parash paund.
Erald Doku akuzohet për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".
Policia ka sekuestruar pistoletën, fishekët, bizhuteritë e floririt, një shumë parash dhe automjetin e blinduar. Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e burimit të sendeve me vlerë dhe të shumës së parave.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.