Merret peng 30-vjeçari, shpallen në kërkim dy vëllezërit

14 July 2022, 15:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Merret peng 30-vjeçari, shpallen në kërkim dy
Foto ilustruese

Dy vëllezër nga Puka janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi akuzohen se kanë marrë peng një person. Bëhet fjalë për shtetasit F. R., 28 vjeç, dhe M. R., 26 vjeç.

Sipas burimeve zyrtare, dy vëllezërit kanë marrë me forcë në automjetin e tyre dhe e kanë kanosur shtetasin S. Sh., 30 vjeç. Pengmarrja ka ndodhur me 8 Qershor, por ditën e djeshme është bërë kallëzimi në polici nga 30-vjeçari.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Video