Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Mediat greke shkruajnë se dy vëllezër shqiptarë, 27 dhe 30 vjeç humbën jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Greqi. Ato bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në Lamia-Livadeia.
30-vjeçari shqiptar që drejtonte makinën, sipas informacioneve ka qenë me shpejtësi. Makina me 5 pasagjerë humbi kontrollin duke u përplasur me kangjellat. Por për shkak të shpejtësisë, 30-vjeçari nuk ka mundur ta mbajë mjetin dhe ka përfunduar në lumen Erkyna.
Nga aksidenti mbeti i plagosur rëndë një 31-vjeçar me origjinë shqiptare dhe 2 grekë të cilët po udhëtonin së bashku në makinë. Të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa policia po heton shkaqet e plota të aksidentit tragjik.