“Të rrezikshëm dhe në kërkim për vrasjen e oficerit”, arrestohen dy shqiptarë në Greqi

13 July 2022, 23:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Të rrezikshëm dhe në kërkim për vrasjen e
Arrestohen dy shqiptarë në Greqi

Policia greke ka arrestuar dy shqiptarë, që ishin në kërkim për vrasjen e një oficeri policie në prill të 2017-ës, periudhë e cila konstaton me vrasjen e komisarit Artan Cukut.

Bëhet fjalë për dy shqiptarët, përkatësish 42 dhe 38 vjeç.

Operacioni i policisë greke u zhvillua në Glifadha të Athinës. Ata akuzohen si te përfshirë në një ngjarje në 22 janar 2022 në Voula, ku gjatë një konflikti për larje hesapesh mes dy grupeve shqiptarësh jashtë një furre buke në rrugën “Ermou”, u plagosen me armë 3 persona, ndërsa 2 të tjerë me sende të forta.

Pas disa muaj hetimesh janë identifikuar 3 nga autorët, dy prej të cilëve rezultojnë të kërkuar në Shqipëri për vrasjen e policit ndërsa një tjetër rezulton në burg për krime të tjera.

Mësohet se një prej tre të identifikuarve si autorë, rezulton i mbrojtur nga një nga avokatët me më emër në Greqi. Policia bën me dije se në ngjarjen në Voula morën pjesë 6 persona. 4 mbërritën në vendngjarje me një fuoristradë me targa bullgare dhe një mjet tjetër, ndërsa dy të tjerë ndodheshin jashtë furrës së bukës.

Mediat greke, bëjnë me dije se disa prej personave të përfshirë në ngjarjen në Voula rezultojnë me precedentë për grabitje dhe ngjarje të tjera të përgjakshme në Greqi.

Sipas asaj që është raportuar për vrasjen e Çukut, më 8 prill të 2017-ës pranë banesës së tij në rrugën e Kosovarëve, akuzohen si porositës Bledar Jambelli dhe Shpëtim Leci. Ata akuzohen se kanë paguar Mikel Shallarin për vrasjen e Cukut, krim për të cilin Shallari është arrestuar.


Video