Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryebashkiaku socialist i Divjakës, Fredi Kokoneshi, është dhunuar para dy ditësh në mes të qytetit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur 2 ditë më parë kur 54-vjeçari është paraqitur në Komisariatin e Policisë së Divjakës dhe ka bërë kallëzim ndaj një 32-vjeçari se e ka goditur me grushte dhe e ka ofenduar për shkak të detyrës.
Mësohet se padia është bërë ndaj të riut Dritan Sterkaj, banues në Divjakë. Policia thotë se kallëzimin e ka referuar në prokurori për vlerësime të mëtejshme.