Fabrikë droge në Ohër, mediat maqedonase: Arrestohet dhëndri i kryebashkiakut të Pogradecit

14 July 2022, 11:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Fabrikë droge në Ohër, mediat maqedonase: Arrestohet dhëndri

Në orët e hershme të mengjesit policia maqedonase ka zbuluar një “fabrikë” droge në fshatin Orovnik të Ohrit.

Me këtë rast janë zbuluar 3.000 rrënjë ilegale marihuanë, 100 litra vaj kanabisi si dhe 600 kg kanabis i tharë.

Vlerësimet e para të policisë maqedonase flasin se vlera e drogës së konfiskuar është shumë e madhe.

Fabrika ka qenë e regjistruar si degë e kompanisë Greenego 2018 nga fshati Drsllajcë i Strugës, por nuk ka pasur licencë për prodhim të marihuanës.

Sipas zhurnal.mk, në këtë aksion janë arrestuar 10 persona, në mesin e të cilëve edhe dhëndëri i kryetarit të Pogradecit, për të cilin thuhet se ka qenë pronar i fshehur i kësaj “fabrike”.


Video