Tragjedia në Durrës/ Ky është 'HEROI', 18 vjeçar që humbi jetën duke shpëtuar vëllain dhe shokun e tij (Foto)

14 July 2022, 15:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tragjedia në Durrës/ Ky është 'HEROI', 18
Anri Kashiku

Një tragjedi është regjistruar mesditën e kësaj të enjteje në Durrës, ku një 18-vjeçar është futur të shpëtojë vëllanë e mitur me shokun e tij nga mbytja, por ka gjetur vdekjen.

Ky është Anri Kashiku, vëllai i 18-vjeçari dhe shoku i tij kanë rrezikuar rreth orës 13:30 të mbyten teksa laheshin në Sektor ”Rinia si pasojë e detiti me dallgë. Menjëherë në ndihmë të tyre është futur 18-vjeçari për t’i shpëtuar, por nuk ka mundur që të dalë. Trupi i tij i pajetë u gjet pas disa orësh kërkimesh.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak për shtetasin A. K., rreth 18 vjeç, që dyshohet se u fut në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, ju bëjmë me dije se:

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur dhe kanë nxjerrë nga uji, trupin e pajetë të shtetasit A. K.


Video