18 vjeçari 'HERO'/ Policia gjen trupin e pajetë në Durrës, u fut të shpëtonte të miturit (Emri)

14 July 2022, 15:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

18 vjeçari 'HERO'/ Policia gjen trupin e pajetë në

Policia Kufitare e qytetit të Durrësit pasditen e sotme ka nxjerrë trupin e të riut i cili u fut në det për të shpëtuar dy fëmijë të mitur.

Blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se shtetasi Andri Kashiku, rreth 18 vjeç është nxjerrë i pajetë. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme ku i riu u fut për të të nxjerrë nga ujërat e detit dy të mitur, por ndërkohë që i ka shpëtuar ata fatkeqësisht nuk ka mundur të dalë vetë.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak për shtetasin A. K., rreth 18 vjeç, që dyshohet se u fut në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, ju bëjmë me dije se:

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur dhe kanë nxjerrë nga uji, trupin e pajetë të shtetasit A. K.

 


Video