Ngacmime seksuale dhe grushte, arrestohet "tmerri" i qytetarëve te sheshi “Skënderbej” (EMRI)

14 July 2022, 16:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ngacmime seksuale dhe grushte, arrestohet "tmerri" i qytetarëve
Sheshi "Skënderbej"

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në sheshin “Skënderbej”. Një 39-vjeçar ka ngacmuar seksualisht një vajzë dhe më pas e ka goditur atë me grushte.

Bëhet fjalë për shtetasin Sinan Meta, i cili është arrestuar nga policia. Burime bëjnë me dije se ai më herët ka qenë i dënuar në Greqi për vrasje me 20 vite burg.

Policia njofton gjithashtu se ky shtetas edhe pak ditë më parë, po në sheshin “Skënderbej”, ka goditur me grushte një person tjetër, shtetasin A. D. dhe më pas i ka marrë me dhunë aparatin celular.

39-vjeçari akuzohet për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Video