“Paratë nuk janë të miat”/ Prokuroria verifikon pasurinë e xhaxhait të Alda Klosit

18 Janar 2023, 17:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Alda Klosi

Prokuroria e Tiranës po heton burimin e parave të Alda Klosit por jo vetëm.

Duke marrë parasysh pretendimin e saj se paratë që i vodhi pastruesja dhe i biri, Rozeta dhe Havier Dobi, ia kishte lënë xhaxhai për t’i mobiluar banesën, hetuesin kanë vendosur që ta veritfikojnë deri në fund. Ndaj kanë nisur që të kontrollojnë pasurinë e xhaxhait të saj, që sipas Klosit ndodhet në Amerikë ku edhe po kurohet nga një sëmundje e rëndë.

Burime për TvKlan pranë organit të akuzës bëjnë me dije se verifikimet janë të domosdoshme pas deklarimeve dhe dokumentave që Klosi ka paraqitur përpara hetusve për të justifikuar shumën prej 120 mijë eurosh që u pretendua se ia kishte marrë pastruesja. Po ashtu, mbetet për t’u parë nëse xhaxhai i Alda Klosit do të pranojë se paratë e vjedhura janë të tijat dhe nëse mund që t’i provojë se vijnë nga burime të ligjshme.

Ndërkohë që mister mbetet se kujt i përkasin 400 mijë eurot e tjera të gjetura në shtëpinë e Rozeta Dobit dhe për sendet me vlerë që ajo thotë se i ka marrë në disa shtëpi ku punonte.

Deri tani, as për sendet me vlerë nuk është interesuar askush, ndërsa personat që janë marrë në pyetje kanë mohuar si pronësinë e tyre, por është vendosur që të kontrollohen nëse në kartmonedha ka shenja gishtash që mund të çojnë tek pronarët e parave. E teksa hetimet vazhdojnë, Rozeta Dobi dhe i biri i saj, Havieri, ndodhen në ambientet e paraburgimit pasi akuzohen për vjedhje.

Video