Del nga shtrati lumi Buna, përmbyten 275 hektarë

18 Janar 2023, 12:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lumi Buna

Lumi Buna në Shkodër ka dalë nga shtrati ditën e sotme në dy zona, më konkretisht në Muriqan dhe Oblikë. Si pasojë janë përmbytur një sipërfaqe prej 275 hektarësh këtë të mërkurë të 18 janarit.

Lajmin e ka bërë me dije Emergjenca Civile në Bashkinë e Shkodrës, e cila njofton se po monitorojnë situatën në terren.

Situata ne Bashkine Shkoder, ne oren 12.00 te dates 18.01.2023 paraqitet si me poshte:

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.20 m me nje rritje prej 15 cm me oren 08.00 te dates 18.01.2023 ( kuota max 7.50 m )

Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 7.55 m me nje rritje prej 15 cm me oren 08.00 te dates 18.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).

Ka dalje te lumit Buna ne Muriqan dhe Oblike, siperfaqja e permbytur eshte 275 Ha.
Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates.


Video