Tentoi të kalojë mbi 10 kg drogë, arrestohet shqiptari në kufirin serbo-hungarez

17 Janar 2023, 22:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilustrim

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga Policia në kufirin serbo-hungarez, pasi ka tentuar të kalojë mbi 10 kilogramë heroinë, kodeinë dhe morfinë.

Sipas raportimit të mediave hungareze qëllimi i shqiptarit ishte të trafikonte drogërat e nisura nga Shqipëria deri në Francë.

Gjithashtu ai akuzohet për veprën e trafikimit të narkotikëve, i cili tashmë pritet të njihet me vendimin e gjykatës në lidhje me masën e sigurisë që do merret ndaj tij.


Video