EMRAT/ Drogë, korrupsion dhe pengmarrje, arrestohen 4 persona të shpallur në kërkim

18 Janar 2023, 15:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Policia e Shtetit

Policia e Vlorës në kuadër të operacionit "Wanted" ka arrestuar 4 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Më konkretisht, në pranga janë vë shtetasit:

- M. M., 64 vjeç, banues në Vlorë, i shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike";

- Arsen Shyti, 39 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 3 vjet, 3 muaj e 25 ditë burgim, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve”.

- Miky Ibrahimi, 44 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë";

Eliton Demiraj, 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Video