Dy persona janë proceduar penalisht nga Policia e Pogradecit.
Bëhet fjalë për shtetasit A.R., 44 vjeç dhe A. K., 33 vjeç. Sipas autoriteteve, 44-vjeçari i ka ngacmuar motrën këtij të fundit dhe ky më pas e ka dhunuar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: A. R., 44 vjeç, banues në Pogradec për veprën penale “Përndjekja”, dhe A. K., 33 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. Shtetasi A. R. dyshohet se ka përndjekur motrën e shtetasit A. K., i cili për këtë arsye ka goditur fizikisht shtetasin A. R., duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore”,- bën me dije policia.
Materialet i kaluan Porkurorisë, për veprime të mëtejshme.