GJKKO rrëzon kërkesën e Lefter Kokës, avokati i tij: Çështja të rikthehet në hetim, të pyetet Ahmetaj

18 Janar 2023, 13:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
 
Lefter Koka, Saimir Visha dhe Arben Ahmetaj

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i cili kërkoi bashkimin e dy dosjeve të inceneratorëve të Fierit me Elbasanit për t'u hetuar si një e vetme.

Kërkesa është bërë në gjykatë në seancën e sotme paraprake nga avokati i Lefter Kokës dhe ajo u refuzua nga GJKKO.

Sipas avokatit, u kërkua të bashkohet gjykimi nën argumentimin se çështjet janë në të njëjtën fazë dhe pothuajse janë të njejtet te pandehur.

Ndërkohë që seanca për inceneratorin e Fierit është shtyrë për në datën 1 shkurt.

Pas seancës, Saimir Visha, avokati i ish ministrit Lefter Koka është shprehur se çështja e inceneratorit të Elbasanit duhet të rikthehet për hetim dhe të pyetet ish zëvendës kryeministri, Arben Ahmetajt. Sipas tij, aktualisht janë duke u gjykuar viktimat.

"Ne kërkojmë që çështja të rikthehet në hetim për t'u pyetur Arben Ahmetaj. Sepse këtu po gjykohen viktimat. Se kuptoj sesi und  gjykohet dy herë i njëjti fakt. Edhe paratë e lënë për ruajtje nga shefja e kabinetit, se vjedhje s'është ajo, duhet të kalojnë në favor të shtetit dhe të kalojnë për pastrim produkti me këtë procedim penal."- tha avokati Saimir Visha.

 


Video