Gjendet një grua e mbytur në lumin Shkumbin

18 Janar 2023, 13:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Elbasan ku dyshohet se një grua rreth moshës 48 vjeç është mbytur në lumin Shkumbin.

Nga informacionet paraprake dyshohet se mbrëmjen e djeshme gruaja kishte dalë për të hedhur mbeturinat dhe nuk ishte kthyer më.

Familjarët kanë njoftuar policinë, ndërsa sot në ujërat e lumit Shkumbin është evidentuar një kufomë. Sakaq, polumbarët kanë nisur punën për nxjerrjen e saj.


Video