Gazetari Adriatik Doçi publikoi sot fatura të reja për ish-ministrin Arben Ahmetaj të paguara në hotelet luksoze nga biznesmeni Klodian Zoto, ku akomodohej jo vetëm me të dashurën Eriola Hoxha, por edhe me ish-gruan Albina Mançka.
Por, gjatë një interviste për emisionin Zona Zero në Top News, gazetari Adriatik Doçi paralajmëroi se do të dalin edhe fatura të reja. Sipas tij, nga faktet vërtëtohet se pronari real i inceneratorëve ka qenë Arben Ahmetaj.
Doçi deklaroi se nga dy prokurorët e SPAK, Ened Nakuçi dhe Klodian Braho janë munduar që të fshehin provat për Ahmetajn dhe se degëzimi i kësaj dosje është bërë qëllimisht për të devijuar hetimet.
Ndër të tjera, Doçi deklaroi se Arben Ahmetaj me “kontraktorët” e tij, siç i quajti gazetari, në vitin 2018 ka patur një krisje mes tyre dhe akuzat kanë shkuar në duart e Metës dhe Kryemadhit, të cilët janë munduar ta shmangin deri tani ish-ministrin.
“Faturat janë gjetur në 3 kompjuterat dhe telefoni i Klodian Zotos, po ashtu aty janë gjetur edhe pagesat për Etleva Kondon. Por këto prova janë fshehur nga dy prokurorët Klodian Braho dhe Ened Nakuçi.
Këto tregojnë se kemi një hetim selektiv, nuk kemi një barazim para ligjit, tregon që zyrtarët e lartë nuk janë përfshirë fare në hetim dhe janë përfshirë
Nuk janë vetëm këto, ka dhe të tjera që do të publikohen. Tregojnë që Arben Ahmetaj është pronari real i inceneratorëqve. Tregojnë një detyrim të madh që ka Klodian Zoto ndaj Arben Ahmetajt, që duket se ka për detyrë t’i paguajë çdo hotel dhe udhëtime jashtë vendit Ahmetajt si detyrim që ai ka firmosur për inceneratorët.
Unë një indicie e kam bërë, kam referuar provat e para që të nisë dhe një hetim. Qoftë edhe nga një pagesë SPAK-u duhet të niste hetimin. Por kemi një tende për ta mbuluar çështjen dhe për të devijuar hetimin. Kemi një gjueti shtrigash nga përfaqësues politik dhe nga këta dy prokurorët.
Ata duhet të jepnin dorë nga kjo dosje, sepse provat janë aty dhe janë fshehur, ose të dalin me një deklaratë dhe të thonë që ne nuk i kemi parë këto prova deri tani dhe të fillonin hetimet. Është shumë e thjeshtë për ta vërtetuar, mjafton një kërkesë që mund t’i çosh hoteleve, a është akomoduar ky person në këto hotele dhe kush ka paguar.
Hetimi deri tani është përmbysur dhe unë shpresoj që gjykatësi paraprak ta kthejë për një hetim dosjen dhe s’ka pse dosja të ndahet në degë të ndryshme dhe të devijohet hetimi.
Kjo dosje është ndarë në disa degë dhe në vitin 2022 kemi një nisje të një hetimi ndaj zyrtarëve, por a nuk është Lefter Koka dhe Alqi Bllako zyrtar? Kjo është një alibi. Vetëm ministria e Financave nuk është përfshirë në hetim, jo vetëm Ahmetaj që është kapur në korrupsion, por dhe ministria që ka drejtuar ky nuk është futur fare dhe kjo lë shumë vend për dyshime.
Kur Ahmetaj ka shkuar në vitin 2014 faktet tregojnë se Ahmetaj është pronari real i inceneratorëve. Ka gjetur disa njerëz të tij dhe ka bërë këtë aferë Në vitin 2018 plas skandali i inceneratorëve. Këtu duket se ka patur një krisje mes Ahmetajt dhe kontraktorëve dhe akuzat shkojnë në dorë e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit dhe provat që implikojnë Ahmetajn janë shmangur. Ahmetaj nuk është fare pjesë e dosjes hetimore.
Sot në burg kemi kundërshtarët e Ilir Metës, që i ka patur dikur në parti, dhe në kërkim kemi njerëzit që Arben Ahmetaj ju ka besuar aferën e inceneratorëve. I kemi të ndarë në dy grupe.
Kjo është vetëm maja e ajsbergut në raportin korruptimit mes Arben Ahmetaj dhe pronarëve të kompanisë koncesionare të inceneratorëve. Në vijim do të publikojmë interesa të tjera që janë përfituar nga Arben Ahmetaj. Fakte dhe prova që janë pjesë e dosjes, por janë fshehur nga dy prokurorët ” –deklaroi gazetari Adriatik Doçi.