Gazetari: Një ish-ministër i Ramës dhe deputeti i Berishës janë shpallur non-grata (EMRAT)

4 Janar 2023, 12:42Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kuvendi

Gazetari Poli Hoxha zbuloi dy zyrtarë të rëndësishëm të cilët sipas tij janë shpallur non-grata nga Britania e Madhe.

Në një lidhje interviste per Euronews, Hoxha tha se në dijeni e tij janë shpallur non-grata një nga ish-ministrat më të rëndësishëm të Ramës, si dhe një deputet të Kuvendit, i cili është në krah të Berishës aktualisht.

“Pas non-gratës që e zbuloi vetë Berisha pati një letër të Ministrisë së Jashtme britanike, e cila thoshte që ne këtë javë morëm një sërë masash për një numër individësh dhe do të vijojmë.
Më dijeninë time ka një ish-ministër nga më të rëndësishëm të zotit Rama, të qeverisë aktuale ka po ashtu dhe një deputetët që është në krah të zotit Berisha aktualisht. Ka dhe persona të tjerë në dijeninë time, por është shumë e vështirë t’i thuash”, tha Hoxha.

Edhe pse gazetari Hoxha nuk ka përmendur emra, Vox News ka arritur të mësojë përmes burimeve diplomatike se kush janë dy emrat në fjalë, që janë futur te lista non grata e Britanisë së Madhe.

Bëhet fjalë për Arben Ahmetajn dhe Flamur Nokën. Të dy deputetët janë futur në listën e zezë me akuzën e korrupsionit.

Të njëjtat burime bënë me dije se vajza e Ahmetaj nga martesa e parë bën një jetë luksi në Londër, ndërsa i ati është i përfolur për shumë afera korruptive në Shqipëri, që nga akuzat për menaxhimin hermetik e pa transparencë të fondeve të rindërtimit, deri te pagesat e përfituara nga inceneratorët.

Siç ka dal në dritë kohët e fundit, Arben Ahmetaj ka përfituar dhurata dhe udhëtime nga një prej pronarëve të inceneratorëve, tashmë në kërkim.

Dy prokurorët Ened Nakuci dhe Klodian Braho gjatë hetimeve, sipas kallëzimit të bërë nga gazetari Adriatik Doci, kanë fshehur provat që implikojnë Arben Ahmetajn në aferën e inceneratoëve. Por, ato që fshihen në Shqipëri përmes vendimeve me dy standardëve të dy prokurorëve, duket se janë sheshit në Londër, që e ka përfshirë ish-ministrin në të njëjtën listë me Sali Berishën.

Po ashtu edhe për deputetin Flamur Noka britanikët kanë prova se është i përfshirë në korrupsion. Sipas britanikëve, ish-ministri i Brendshëm në kohën e PD para zgjedhjeve të 2013-s ka asete dhe pasuri të paluajshme në emër të palëve të treta që nuk e justifikojnë blerjën e tyre me të ardhurat që ka pas Noka.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video